Këtë të shtunë do të nisë zyrtarisht edicioni i tretë i spektaklit Big Brother VIP Albania. Shumë pikëpyetje janë ngritur mbi formatin prej muajsh, duke nisur që nga banorët që mund të hyjnë e deri te personi që do ta prezantojë. E kur jemi te kjo e fundit, është konfirmuar nga vet trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha, se prezantues i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço, gjersa ende mbetet në pikëpyetje nëse bashkë me të do të jetë edhe Arbana Osmani apo jo. Sido që të jetë, kureshtja më e madhe e publikut qëndron mbi personazhet që pritet të futen brenda. Telegrafi ka mësuar tashmë disa nga emrat që do të futen në Big Brother VIP Albania 3, e që do të jenë mjaft befasues. Sipas burimeve pranë produksionit, disa nga VIP-të që do të futen këtë të shtunë janë astrologia Meri Shehu, modelja Rike Roçi, prezantuesja Dea Vieri dhe kuzhinieri Alfio Rrotani.
Meri Shehu
Meri është e njohur për parashikimet e saj në fushën e astrologjisë, modelja Rike Roçi ka bërë famë nga Big Brother 5 dhe tribunat e tifozëve në Kampionatin Evropian 2016 në Francë.
Rike Roçi
Ndërsa Dea Vieri është një prej prezantueseve të emisionit “E diell” në Top Channel dhe Aldio Rrotani është gjithashtu prezantues televiziv dhe njëherësh fitues i spektaklit “Masterchef Albania”. /Telegrafi/
Dea Viri
Alfio Rrotani